Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim zyrtar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Gjatë këtij takimi, kryetari Gjini shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar rolin e tij kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike dhe situatës së sigurisë në vend.
Në postimin e Komunës së Gjakovës në Facebook thuhet se Kryetari Gjini theksoi rëndësinë e vazhdueshme të pranisë së KFOR-it në Kosovë, duke nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një partneriteti të besueshëm me NATO-n dhe për kontribuimin në sigurinë rajonale.

