Mediet britanike: Ronaldo në bisedime për rikthim te Manchester United

by Nexhat

Ndonëse po shkon drejt fundit të karrierës, megjithatë, Cristiano Ronaldon mund ta shohim sërish në fanellën e gjigantit anglez, Manchester United.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, raportohet se është në kontakt të vazhdueshëm me Manchester United për një rikthim të mundshëm në ‘Old Trafford’, raportojnë mediat britanike.

banner

Ronaldo është i gatshëm të ulë pagën e tij të lartë për t’u bashkuar me klubin e fëmijërisë, ndërsa drejtuesit e Manchester United besojnë se problemi i tij ishte vetëm me trajnerin Erik ten Hag, jo me klubin.

Kjo vjen pas intervistës së Piers Morgan, e cila zbuloi çështje të brendshme brenda ekipit.

Nëse negociatat përfundojnë me sukses, Ronaldo pritet të rikthehet te Manchester United pas largimit nga Al Nassr, transferim që do të kënaqte tifozët e “Djajve të Kuq” dhe duke forcuar ofensivën e skuadrës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy