Një përleshje mes pesë personash është raportuar të hënën mbrëma në Ferizaj, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sipas informatave të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, pasi një i dyshuar kishte sulmuar fizikisht një grua.
Ngjarja më pas ka eskaluar në një përleshje mes disa personave.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një të dyshuar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 fishekë. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

