Babai i Nicola Peltz thyen heshtjen për konfliktin me familjen Beckham

by jonzefaj

Miliarderi amerikan Nelson Peltz, babai i aktores Nicola Peltz, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me përplasjet që së fundmi kanë përfshirë vajzën e tij, bashkëshortin Brooklyn Beckham dhe familjen e famshme Beckham.

Gjatë pjesëmarrjes në eventin “WSJ Invest Live” në Florida, Peltz u pyet drejtpërdrejt për situatën e tensionuar familjare, por zgjodhi ta shmangë temën me ironi. “A ka qenë familja ime kohët e fundit në media? Nuk e kam vënë re fare”, tha ai me humor, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

banner

Megjithatë, pas tonit shpotitës, biznesmeni dha një mesazh të qartë dhe të prerë, veçanërisht për çiftin e ri. “Këshilla ime është të qëndroni sa më larg mediave”, deklaroi Peltz, duke nënkuptuar se ekspozimi publik vetëm sa e përkeqëson situatën.

Ai u tregua i rezervuar kur u pyet konkretisht për raportet mes vajzës së tij dhe familjes Beckham, duke theksuar se kjo është “një histori krejt tjetër”. Megjithatë, Peltz nuk kurseu fjalët e mira për Nicola-n dhe Brooklyn-in: “Janë të mrekullueshëm dhe uroj sinqerisht që të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur”.

Konflikti u rikthye në vëmendje pak javë më parë, kur Brooklyn Beckham konfirmoi publikisht thashethemet, duke akuzuar prindërit e tij, Victoria dhe David Beckham, për ndërhyrje dhe mospranim të Nicola-s.

Deri tani, familja Beckham ka zgjedhur heshtjen, ndërsa ajo që bie në sy është izolimi i Brooklyn-it, i cili shfaqet vetëm krah bashkëshortes, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes duket më e bashkuar se kurrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy