Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar në Facebook për analistët në debatet televizive.
Ai ka thënë se “analistët po thonë mos e votoni presidenten”, duke shtuar se ata “u angllatisën”( thelluan).
Sipas tij, studiot televizive po i bëjnë thirrje opozitës që “të vazhdojnë bllokadën”.
“Sonte analistat u “angllatisen” kurqysh mos e votoni presidentin. “Front opozitar! Zgjedhje! Mos e lini Albinin me ba qeverinë!” Studiot televizive i bëjnë thirrje opozitës që bllokada të vazhdojë nga opozita dhe vetëm zgjedhje. Po harrojnë qeverinë nuk e bëjnë analistët – e bën vullneti i qytetarëve”, ka thënë ai.

