Dritëro Arifi: Moscertifikimi për Listën Serbe është skenar politik i Vetëvendosjes për përfitime elektorale

by engel

Politologu Dritëro Arifi ka vlerësuar se moscertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për Listën Serbe nuk është një zhvillim i rastësishëm, por pjesë e një skenari të qëllimshëm politik të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një intervistë për Gazeta Blic, Arifi tha se kjo qasje po përdoret për të fituar poena politikë dhe për të konsoliduar mbështetjen elektorale, gjë që sipas tij është reflektuar edhe në rezultatin e fundit zgjedhor.

Sipas Arifit, ky nuk është rasti i parë që përdoret e njëjta temë për qëllime politike. Ai theksoi se skenarë të tillë janë përsëritur disa herë, me synimin për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik dhe për të ndërtuar një narrativë populiste. “Kjo është bërë për të fituar poena politikë dhe realisht mund të themi se ia kanë arritur qëllimit, duke u paraqitur kinse të suksesshëm në ‘zhdukjen’ e Listës Serbe,” u shpreh ai.

banner

Megjithatë, Arifi nënvizoi se, në thelb, qëllimi real i kësaj strategjie është forcimi i pozicionit politik të Vetëvendosjes brenda elektoratit të vet. Sipas tij, kjo qasje ka krijuar simpati në mesin e popullatës që e sheh këtë qëndrim si një meritë politike, ndërsa kjo është reflektuar qartë edhe në votën e dhënë në zgjedhje. “Qëndrimet që kanë mbajtur deri tani janë shpërblyer nga votuesit,” tha ai.

Duke komentuar reagimet e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Arifi i cilësoi ato si relativisht të parëndësishme në këtë rast. Sipas tij, përderisa bëhet fjalë për një çështje të brendshme politike, Vetëvendosja nuk ndikohet ndjeshëm nga këto reagime.

“VV-së nuk i bëhet vonë për këtë çështje, sepse popullata e ka votuar pikërisht këtë qasje,” deklaroi Arifi, duke shtuar se situata aktuale politike është vazhdimësi e gjendjes së mëhershme dhe se nuk ka ndryshime thelbësore në raportet politike që po zhvillohen rreth kësaj teme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy