Gazetari Baton Haxhiu, ka folur në “Pressing” të T7, për variantet për presidentin.
AI tha se LDK-ja kërkon pako, ndërsa PDK-në nuk e do Vetëvendosja, duke thënë se si parti e ka opozitën e garantuar.
”Në tryezë i kemi tri variante, LDK do pako, PDK-në nuk e pranon askush, dhe e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sa e lexova Elbert Krasniqin, ai realisht e kërkon pikën maksimale të nervozes tek Lista Serbe që çdoherë t’i drejtohen institucioneve të Kosovës”, tha ai.
Tutje, tha se Albin Kurti kërkon dikë që t’ia mbulojë deficitin patriotik.
“Ai duhet ta kërkojë një njeri që ia mbulon deficitin patriotik Vetëvendosjes, edhe pse deklarativisht janë patriotët më të mëdhnj”, tha ai

