Gazetari i gazetës prestigjioze gjermane “FAZ” Michael Martens, përmes një postimi në platformën sociale ‘’X’’, ka thënë se ka zhvilluar një intervistë me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Martens, këtë deklaratë e ka bërë në një postim të tij, ku ai ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, lidhur me dokumentarin ‘Melania’’ i Melania Trump, i cili ka pasur premierën në Kosovë nën kujdesin e Presidentes.
“Por a janë këto raste të njëjta? Z. Thaçi, të cilin sapo e intervistova (ende e pabotuar), u shantazhua me të kaluarën e tij dhe veproi nga frika. Z. Kurti nuk iu afrua fshehurazi banditëve të Trumpit. Znj. Osmani po. E kuptoj situatën e vështirë të Kosovës. Sigurisht, largimi nga SHBA-të nuk është një opsion.”, ka shkruar ai.
you need to learn more about the history of the Albanians, and here you will understand that we have been betrayed by Europe, almost always.
— Patjeter! 🇽🇰 (@hsczbnsdwv) February 1, 2026
In that light you will understand why Vjosa, Hashim, Albin act as they do.

