Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi se në Departamentin Amerikan të Shtetit është takuar me Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Europiane dhe Euroaziatike.

“E falënderova z. Laëton për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, nga liria jonë deri te ndërtimi i demokracisë dhe institucioneve shtetërore”, shkroi Haradinaj pas takimit.

banner

Ai tha se në këtë takim ka theksuar se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euroatlantik”.

Haradinaj po qëndron në SHBA ku më herët bëri me dije se kishte pasë një vizitë në Kongresin Amerikan ku tha se ka kërkuar mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Për këtë temë aty Haradinaj kishte folur me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy