Kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu pret në takim deputetin Ukë Rugova

by informim peje

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka pritur sot në takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës, z. Ukë Ibrahim Rugova.

Shehu e cilësoi takimin si një nder dhe kënaqësi të veçantë, duke theksuar rëndësinë simbolike dhe historike të kësaj vizite për Komunën e Junikut. Deputeti Ukë Rugova është djali i presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili njihet jo vetëm si arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, por edhe si ideator dhe themelues i Komunës së Junikut.

banner

Sipas kryetarit Shehu, gjatë takimit, deputeti Rugova ka konfirmuar se do të jetë zëri i junikasve në Kuvendin e Kosovës dhe se do të ofrojë kontributin e tij pa rezervë në shërbim të zhvillimit dhe interesave të Komunës së Junikut.

Në fund, kryetari i Komunës së Junikut ka falënderuar deputetin Ukë Rugova për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Junikut, duke shprehur pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy