Janë therur me thikë dy të mitur në Lipjan.
Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka kanë bërë të ditur se të njëjti po marrin ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Të njëjtat burime thanë se pas trajtimit në Emergjente, do të vazhdojnë në Klinikën Kirurgjisë Torakale.
Gjendja e dy të miturve, momentalisht është stabile.

