Manchester City e ka mposhtur lehtësisht Newcastle United 3-1 në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, duke marrë avantazh 5-1 në total dhe duke regjistruar fitoren e dymbëdhjetë të radhazi në shtëpi ndaj “Magpies”.
Omar Marmoush e ka hapur rezultatin vetëm pas shtatë minutash, duke përfituar edhe nga një devijim i Dan Burn.
City e ka dominuar ndeshjen gjatë gjithë kohës, ndërsa Tijjani Reijnders dhe Marmoush kanë shënuar edhe dy gola të tjerë.
Newcastle ka arritur të realizojë një goltë nderit me Anthony Elanga, por kjo nuk ka mjaftuar.
City do të përballet me Arsenal në finalen e Kupës, ndërsa Newcastle ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet

