Parashikimi i motit për të enjten

by Nexhat

Të enjten, në orët e para të 24-orëshit, parashikohen reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të paraqiten në formë rrebesheve afatshkurtra. Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me diell, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e izoluara lokale, të cilat më vonë mund të intensifikohen paksa.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jetë majft e fuqishme në rajonin e Prishtinës, me shpejtësi prej 20-60 km/h. Në mëngjes bie intensiteti në shkallë vendi.

banner

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 7°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy