Plagoset një person në rrugën Gjilan-Kamenicë, në incident të përfshira dy automjete në lëvizje – të dyshuarit në kërkim

by Nexhat

Sonte rreth orës 18:00, policia konfirmon se ka pranuar informacion për një incident me armë zjarri të ndodhur në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit.

Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, tha për Gazetën Express se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

banner

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy