Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që tani për futbollistë, të cilët mund të firmosin menjëherë, duke qenë se kontrata me klubin aktual u skadon në qershor. Dhe janë tri goditjet e kësaj natyre që mund të bëhen nga bardhezinjtë.
Emrat në bllokun e Comolli janë ata të Çelik, anësorit të djathtë të Romës, Marcos Senesi, mbrojtësit qendror argjentinas që është në fund kontrate me Bournemouth, si dhe Bernardo Silva, mesfushori i njohur portugez i Manchester City. Ky i fundit do të garantonte fantazi dhe eksperiencë në mesfushën e Juventusit.
Nëse klubi torinez arrin të firmosë me këta lojtarë, atëherë grupi në dispozicion të trajnerit Spalletti do të ishte i kompletuar, me alternativa të mira edhe në stol. Okazione të tilla në fakt synohen edhe nga klube të tjera, kështu që mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën.

