Ymeri i reagon Artane Rizvanollit: Matematika e Sakrificës alla Vukvendosje

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se importi i rrymës do të rritet ende përgjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, meqë do blloqet e KEK-ut do të ndalen për disa muaj, duke folur për sakrificë.

Ndaj saj ka reaguar Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila këtë e ka quajtur si “Matematika e Sakrificës alla Vukvendosje”.

banner

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se njësia B2 nuk ka punuar për 154 ditë.

“Matematika e Sakrificës alla Vukvendosje  nga viti 2025 është:  B2 nuk ka punu 154 ditë (gjysëm viti) dhe sot thuhet se ka 35MË shtesë. 35MË kemi pas mundësi shlirë me nji central me erë ose solarë me i kriju pa problem.   Sa për kohën e modernizimit të B2 kemi pas mundësi me zëvendësu me plan vjetor të importit. Por jo! Tash duhet të paguajmë import që është bërë çdo ditë pa plan”.

“Gjithsesi, sakrifica ka bërë që B2 e kemi modernizu për 259 Milionë Euro import vjetor shumicën nga Noa (të dhënat deri në shtator).  Kush përfitoj këtu? Tregtarët bile në hetime që përfshihet edhe Elektroprovreda e Serbisë.  Kush po sakrifikon? Ne, si në vitin 2022, 2023, 2024 e tash 2025”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy