Abdixhiku takon ambasadorin italian, thekson nevojën për formimin e shpejtë të institucioneve

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale institucionale.

Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer qëndrime lidhur me kontekstin politik pas zgjedhjeve, si dhe për pozicionin e LDK-së karshi gjendjes aktuale dhe proceseve në vazhdim. Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të shumta dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe stabilitet politik.

banner

Sipas tij, vonesat në konstituimin e institucioneve po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke krijuar pasiguri dhe mungesë veprimi konkret për adresimin e problemeve kryesore.

Kryetari i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe integrimit evropian. Ai e ka vlerësuar Italinë si një partner të rëndësishëm strategjik dhe një mike të dëshmuar të Kosovës.

Takimi cilësohet si pjesë e komunikimeve të rregullta të LDK-së me përfaqësues të shteteve mike, në funksion të stabilitetit politik dhe forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy