Gjukanoviqi viziton Kosovën, takon Kurtin në Prishtinë

by engel

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se gjatë një vizite në Kosovë është takuar shkurt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Gjukanoviqi përmes një postimi në platformën “X”, ku ka sqaruar se takimi ka qenë i karakterit miqësor. Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit.

banner

“Ndërsa udhëtoja nëpër Prishtinë, u takova shkurt me Kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova për fitoren e tij të fundit në zgjedhje. Në një bisedë miqësore, shkëmbyem pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në skenën globale, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve me rëndësi për sigurinë e rajonit”, ka shkruar Gjukanoviqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy