Hoxhaj nga SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, tema kryesore e takimeve në Uashington

by Nexhat

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur përmes një lidhjeje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit”.

Ai, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka theksuar se kjo vizitë ka qenë një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar takime me politikanë të shumtë në Uashington, të cilët janë të njohur me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

banner

“Ka qenë një mundësi e mirë që në këtë fillim vit të takojmë shumë politikanë në Uashington, të cilët i njohin proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe Ballkani, por edhe politikanë të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm, meqë “Lutjet e Mëngjesit” janë një ngjarje globale dhe ka qenë një mundësi e mirë që të takohemi dhe t’i shprehim qëndrimet tona”.

Hoxhaj ka bërë të ditur se fokusi kryesor i takimeve të tij, por edhe i përfaqësuesve të tjerë nga subjektet politike të Kosovës, ka qenë anëtarësimi i vendit në NATO, duke e konsideruar sigurinë dhe mbrojtjen si çështje prioritare për Kosovën.

“Natyrisht që temë kryesore e imja, por edhe e kolegëve të tjerë nga subjektet e tjera poltike, ka qenë anëtarësimi i Kosovës në NATO, meqë siguria është temë kryesore, mbrojtja është temë kryesore dhe Amerika është vendi i cili merr vendime për NATO dhe qëndron në themelet e krijimit dhe të udhëheqjes së NATO-s, kjo ka qenë tema kryesore e të gjitha takimeve që kemi pasur deri më tash”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy