Huazim, blerje apo shkëmbim? Trabzonspori nuk dorëzohet për Rashicën

by Nexhat

Klubi turk Trabzonspori po vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica nga Besiktasi, sipas raportimeve të mediave turke të enjten.

Trabzonspori shpreson që marrëveshja të finalizohet brenda të premtes, ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Turqi. Rashica shihet si një përforcim kyç për repartin ofensiv të skuadrës, dhe klubi po bën gjithçka për të bindur Besiktasin për lirimin e tij.

banner

Sipas raportimeve, për transferimin e Rashicës, Trabzonspori ka ofruar tre opsione: huazim të përkohshëm, blerje me këste ose shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër nga skuadra turke.

Rashica pritet të luajë një rol vendimtar në sulmin e Trabzonsporit në pjesën e mbetur të sezonit, nëse marrëveshja realizohet në kohë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy