Mediat italiane kanë publikuar foton e familjes Kola, 4 anëtarët e të cilës humbën jetën nga rrjedhja e gazit në Porcari të Italisë.
Viktimat janë babai Arti Kola 48 vjeç, nëna Jonida 42 vjeçe, djali Hajdar 22 vjeç dhe vajza Xhesika 15 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (4 shkurt) në banesën e familjes. Nga hetimet e para dyshohet se anëtarët e saj u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një pajisje ngrohjeje.
Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari e konsideroi ngjarjen teper te rende, ndërsa shprehur ngushëllimet per te afërimet e familjes.
“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.
Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç, por ende nuk kanë identifikuar. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.
Po ashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.
Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.
Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

