Kinolli nga Partia Rome: Do të votoj pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

by engel

Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka deklaruar se respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si institucionin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë për GazetaBlic, Kinolli theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe obligative për t’u zbatuar nga të gjithë aktorët institucionalë.

banner

“Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Republikës së Kosovës, është gjykatë që vetë e kemi themeluar. Është akti më i lartë juridik i shtetit dhe e kemi obligim që vendimet e saj t’i respektojmë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se, për të personalisht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe i padiskutueshëm. “Për mua personalisht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pakontestueshëm dhe unë në plotëni e respektoj atë vendim”, tha Kinolli.

Deputeti i Partisë Rome bëri të ditur gjithashtu se do të votojë pro kandidatëve të Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, komuniteti rom ka vepruar gjithmonë në mënyrë praktike dhe në interes të shtetit, shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

“Komuniteti rom gjithmonë ka qenë praktik dhe gjithmonë jemi munduar që për shtetin tonë të japim më të mirën, në dobi të shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Kinolli për GazetaBlic.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy