Presidenti i FIFA-s dhe ai i UEFA-s e urojnë Agim Ademin për mandatin e ri si kryetar i FFK-së

by Nexhat

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kanë uruar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, për rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të FFK-së.

Infantino riafirmoi mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar, duke theksuar rëndësinë e projekteve dhe investimeve për të ardhmen e ligave dhe të rinjve.

banner

Ndërkohë, Çeferin vlerësoi progresin e madh të futbollit kosovar dhe momentin historik që po përjeton Kombëtarja e Kosovës, duke përshëndetur punën e kryer nga Ademi dhe ekipit të tij gjatë mandatit të kaluar.

Rizgjedhja e Ademit për një mandat të ri shikohet si një sinjal stabiliteti dhe besimi për futbollin kosovar, ndërsa mbështetja e FIFA-s dhe UEFA-s vjen si një motiv shtesë për zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy