Rama diskuton me Papa Leo XIV çështjet kryesore të Ballkanit Perëndimor

by engel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar të enjten me Papa Leo XIV, në një takim ku janë diskutuar çështje me rëndësi për Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet rajonale. Lajmi është raportuar nga Gazeta Metro.

Pas audiencës me Atin e Shenjtë, Rama ka zhvilluar edhe një takim zyrtar në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher.

banner

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë bisedimeve është vënë në pah marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe janë trajtuar tema me interes të përbashkët që lidhen me raportet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.

Ndër temat kryesore të diskutuara kanë qenë edhe zhvillimet rajonale, me theks të veçantë në situatën politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Takimi vlerësohet si pjesë e angazhimeve diplomatike të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar dhe si një sinjal i vazhdimit të dialogut të hapur me Selinë e Shenjtë për çështje me rëndësi rajonale dhe evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy