Tentim vrasja e prindit, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar nga Deçani

by Nexhat

Policia e Kosovës është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin në Isniq të Deçanit, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Klan Kosova se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”,

banner

I njëjti shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi

E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, tha për Klanin se i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy