Zyrtari i EULEX’it s në Gjykatë, kërkon që monitoruesve t’u sigurohet akses i papenguar për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar

by Nexhat

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ka pritur në takim shefin e Njësisë së Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster.

Zyrtari i EULEX në këtë takim ka shkuar për të diskutuar kërkesën për “sigurimin e aksesit të mëtejshëm të papenguar për monitoruesit e drejtësisë, si dhe për temat që lidhen me trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

banner

Në një njoftim, gjykata thotë se “qëllimi i takimit ishte urimi i Kryetarit Arrni për marrjen e detyrës së re, shprehja e mbështetjes institucionale, si dhe riafirmimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve”.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm “në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy