Arrestimi i ish-shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë as edhe një pikë idealizmi

by Nexhat

Asamblistja e PSD-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar për arrestimin e ish-shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për dyshime të manipulimeve me vota.

Kuçi ka thënë se Ramosaj e kishte shpërblyer Manjolla Shalën me pozitën e aksionares në kompaninë “Higjiena”.

banner

“Manjolla Shala, ish-shefja e kabinetit të kryetarit Ramosaj, tash e shpërblyer si aksionare në „Higjiena“, qenka arrestuar për manipulim votash.

Vjedhja e Manjollës për AAK-në tregon se në atë subjekt nuk ka ngelur as edhe një pikë idealizmi. Kur nuk ke kauzë, qëllim në vete bëhet pushteti”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy