“Askush mbi klubin”, Saudi Pro League i përgjigjet Ronaldo-s

by Nexhat

Nga një bekim për Arabinë Saudite, lojtari që ndryshoi totalisht imazhin e Ligës, tani C.Ronldo po kthehet në një shqetësim, kjo pasi legjenda portugeze po kalon kufijtë e një proteste të heshtur. Sjellja e tij nuk është pritur mirë nga ambienti në Arabinë Saudite, me tifozët dhe opinionin që po i kujtojnë se paguhet 585 mijë euro në ditë për të luajtur dhe jo për të protestuar.

Në lidhje me këtë temë reagoi edhe Saudi Pro League, me anë të zëdhënësit për shtyp: “Askush, pavarësisht rëndësisë që ka, nuk mund të qëndrojë mbi klubin apo ligën dhe të ndikojë në aktivitetin e klubit. Klubet janë të pavarur dhe secili operon brenda të njëjtës rregullore”, u shpreh zëdhënësi i Ligës në një reagim për BBC, por pa përmendur emra specifik

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy