Bëhet i ditur identiteti i italianit që dyshohet se mori pjesë në “Sarajevo Safari”

by Nexhat

Bëhet i ditur identiteti i italianit të arrestuar në kuadër të hetimeve për “Sarajevo Safari”. Bëhet fjalë për Giuseppe Vegnaduzzo, 80 vjeç, banor i Savorgnanos pranë San Vito al Tagliamenta. Mediat italiane raportojnë se fshati i vogël u trondit nga lajmi dhe banorët shprehën habi dhe neveri ndaj tij.

Policia sekuestroi në shtëpinë e Vegnaduzzos shtatë armë, përfshirë dy pistoleta, një pushkë dhe katër armë gjahu. Ai pritet të japë dëshminë e tij në Milano të hënën. Hetimet përfshijnë gjithashtu një bankier nga Triesti, një 90-vjeçar nga Kërnia dhe një person nga Milano.

banner

Sipas hetimeve, Vegnaduzzo dyshohet se gjatë viteve 1992-1995 ka qëlluar me snajper nga kodrat rreth Sarajevës, duke sulmuar civilë. Ai dyshohet se madje ka pohuar përpara të tjerëve se shkuante në Jugosllavi për një “gjueti njerëzish”.

Hetimi, i koordinuar nga prokurori Alessandro Gobbis, mbështetet kryesisht në dëshmitë e qytetarëve dhe mund të zgjerohet për të përfshirë persona të tjerë që dyshohet se paguanin për të vrarë “për argëtim”, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy