Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij anëtarë të klubit alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për t’u ngjitur në Kilimanxharo.
Gjatë takimit, kryeministri u njoftua për planet dhe përgatitjet e fundit të grupit para nisjes për në Tanzani, ku synojnë ta ngjisin majën e Kilimanxharos, në lartësi prej 5895 metrash, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Organizatorët dhe përfaqësuesit e grupit të alpinistëve u shprehën se kjo ide është menduar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të vendit përmes sportit malor.
Gjatë këtij takimi, Kurti i është dhuruar edhe një busull.


