Nënkryetarja e PDK-së në Parlamentin Evropian: Në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme autoritare

by informim peje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besiane Musmurati, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, gjatë një konference të organizuar nga grupi parlamentar Renew Europe në Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musmurati bëri të ditur se ka pasur nderin të flasë në këtë konferencë, ku ka alarmuar për, siç tha ajo, domosdoshmërinë e monitorimit të rreptë të tendencave autoritare të qeverisë së fundit në Kosovë.

banner

Sipas saj, në vend po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse, e cila po minon themelet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Mushmurati theksoi se janë regjistruar mbi 15 shkelje të Kushtetutës, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të qëllimshme për shndërrimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore në mjete për përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mediave dhe shoqërisë civile.

Një tjetër shqetësim i ngritur ishte rënia e ndjeshme e lirisë së medias. Ajo deklaroi se sulmet sistematike ndaj gazetarëve dhe tentativat për mbylljen e mediave kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e pozitës së Kosovës në renditjet ndërkombëtare. Sipas Mushmurati, Kosova ka arritur nivelet më të ulëta historike në indeksin e lirisë së medias, sipas organizatës “Reporters Without Borders”.

Po ashtu, Mushmurati foli edhe për presionin ndaj sistemit gjyqësor, duke theksuar se ndërhyrjet direkte dhe linçimet publike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve po dëmtojnë rëndë një nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës.

Në përfundim të fjalës së saj, ajo theksoi se Republika e Kosovës është arritja më e madhe historike e qytetarëve të saj, duke shtuar se liria brenda saj është po aq e shenjtë sa edhe vetë shteti.

“Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit”, përfundoi Musmurati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy