Sot në Prishtinë u protestua kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Gjatë protestës një protestues u shoqërua nga Policia e Kosovës, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka treguar arsyet e shoqërimit të tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për media se qytetari u shoqërua në Polici për shkak të dyshimit se hodhi një mjet tymues.
“Sot, rreth orës 13:00, në Prishtinë, gjatë zhvillimit të një proteste, një person është shoqëruar në stacion policor. Shoqërimi është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka hedhur një mjet tymues. Të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Pllana.

