Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, tha se mbështet kërkesën e juristëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, pas peticionit të dorëzuar deri tek ai.

Sali thotë se Koalicioni VLEN është i përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për studentët shqiptarë, pasi ligji i miratuar në vitin 2019 dhe i aktivizuar nga 1 janari të  vitit 2020, është realizuar në formën, siç ka vlerësuar Ministria e Drejtësisë.

banner

“Ka një defekt në ligjin i cili nuk ka saktësuar gjuhën në të cilën duhet të jepet provimi i jurisprudencës dhe këtë defekt do të mundohemi ta përmirësojmë apo ta saktësojmë, për arsye se, siç duket, Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme ta respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që është mbi 20% e popullsisë në vendit tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe.”, – deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.

Peticioni i 385 studentëve shqiptarë i të tre fakulteteve juridike, në UT, UEJL dhe UNT iu është dorëzuar edhe kryeparlamentarit Gashi. Koordinatorja e BDI-së në Kuvend, Rina Ajdari, njoftoi se kanë dorëzuar nismë që shqipja të përfshihet gjatë provimit të jurisprudencës.

“Ne si grup parlamentar sot kemi dorëzuar në procedurë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me kërkesë që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterinë, si dhe propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e ligjit për përmbarim.”, – theksoi koordinatorja e deputetëve të BDI-së, Rina Ajdari.

Nga BDI pretendojnë se gjatë qeverisjes së tyre ishte përgatitur një zgjidhje ligjore që mundësonte dhënien e provimit edhe në gjuhën shqipe dhe se e njëjta u hoq nga agjenda pas ndërrimit të pushtetit.

Nga VLEN pretendojnë të kundërtën, se ishte BDI, ajo e cila gjatë vitit 2019 miratoi ligjin që provimi i jurisprudencës të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy