Traileri zyrtar i filmit “Djalli vishet me Prada 2” ka thyer rekorde shikueshmërie, ndërsa ka regjistruar 222 milionë shikime në vetëm 24 orë që nga publikimi i tij nga kompania amerikane e filmave “20th Century Studios”. Ky është një tregues se sa të larta janë pritjet e publikut për rikthimin e një prej filmave më të njohur të dekadave të fundit.
Traileri i ri tani është vendosur në dhjetë trailerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave në mbarë botën, për sa u përket shikimeve që regjistroi në 24 orët e para. Lidhur me këtë rekord ka reaguar edhe vetë kompana “20th Century Studios” përmes një postimi në “X”.
“222,000,000 shikime të trailerit në 24 orë? Thyerje rekordesh. Fjalë për fjalë. Faleminderit që e bëtë ‘Djalli vishet me Prada 2’ trailerin më të shikuar të të gjitha kohërave për ’20th Century Studios'”, thuhet në postim.
Traileri prej 52 sekondash pati 185 milionë shikime në ditën e parë të publikimit nëntorin e kaluar, duke lënë të kuptohet se vazhdimi do të ishte një sukses i madh. Filmi i ri me kastin legjendar vjen me rikthimin e shumëpritur të Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci. Filmi do të dalë në kinema në SHBA më 1 maj të këtij viti.
222,000,000 trailer views in 24hrs? Groundbreaking. Literally.
— 20th Century Studios (@20thcentury) February 4, 2026
Thank you for making The Devil Wears Prada 2 the most viewed 20th Century Studios trailer of all time. pic.twitter.com/aa1n8gPiE8

