Arabia Saudite po përballet me krizë me futbollin

by engel

Në vitet ’70 ishte NASL në SHBA, më pas Japonia e Kina. Të gjitha eksperimente që dështuan. Arabia Saudite u duk se do të kishte një rrugëtim ndryshe, për shkak të peshës politike dhe mbështetjes së FIFA-s, si dhe transferimeve të emrave të mëdhenj në kulmin e karrierës.

Por çështja Ronaldo ka nxjerrë në pah problemet. Ylli portugez denoncoi mungesën e investimeve të Fondit Sovran PIF për Al Nassr, krahasuar me Al Hilal, si dhe vonesat në pagat.

banner

Largimi i Jordan Henderson pas vetëm gjashtë muajsh krijoi precedent, ndërsa pas tij u larguan Fofana, Neymar, Talisca, Jota, Alex Telles e Rakitic. Kampioni aktual Al Ittihad humbi Kante dhe Benzema, ndërsa Fabinho e Danilo Pereira pritet të jenë të radhës.

Projekti që Infantino e pa si ligë në rrugën e duhur për t’u bërë ndër më të mirat, tani përballet me konkurrencën e MLS, kampionatit turk e brazilian. Largimet e Cancelo e Kante ngrejnë dyshime për qëndrueshmërinë e një kampionati që rrezikon të kthehet në pikën e nisjes, teksa afrohet Botërori 2034 në Arabinë Saudite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy