Deputetja britanike Alicia Kearns: Ballkani nuk duhet të na dalë nga vëmendja, rreziku i konfliktit mbetet i pranishëm

by engel

Deputetja britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje që Ballkani të mos lihet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe komunitetit ndërkombëtar, duke paralajmëruar se rreziku i konfliktit në rajon vazhdon të jetë i pranishëm.

Kearns, e cila shpesh ngre çështjet e Ballkanit në Parlamentin britanik, foli për situatën e tensionuar në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Ajo theksoi se paqja nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë.

banner

Sipas saj, Bosnja ka kaluar një vit të vështirë, të shënuar nga ligje të kontestuara dhe veprime destabilizuese të ish-presidentit nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik. Këto zhvillime, tha ajo, përbëjnë rrezik serioz për stabilitetin e vendit dhe të gjithë rajonit.

“Javën e kaluar, në Këshillin e Evropës, u bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnje të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në familjen evropiane, aty ku e ka vendin,” deklaroi Kearns.

Në përfundim, deputetja britanike dha një paralajmërim të qartë për Ballkanin Perëndimor. “Mbani mend fjalët e mia: ne në këtë sallë nuk duhet ta heqim vëmendjen nga Ballkani. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithnjë i pranishëm,” theksoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy