Skiatori zviceran Franjo von Allmen ka hyrë në histori duke fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026. Ari i parë i këtyre lojërave u nda të shtunën në garën e zbritjes për meshkuj, e zhvilluar në pistën e famshme të Bormios.
Në një ditë ideale për ski alpin, von Allmen përshkoi pistën sfiduese me kohën 1 minutë e 51.61 sekonda, duke lënë pas konkurrencën e fortë dhe duke siguruar vendin e parë në podium.
Italiani Giovanni Franzoni u rendit i dyti, vetëm 0.2 sekonda më ngadalë se zvicerani, duke fituar medaljen e argjendtë për vendin pritës. Medalja e bronztë i takoi një tjetër italiani, Dominik Paris, i cili me paraqitjen e tij la jashtë podiumit bashkëkombasin e von Allmenit, Marco Odermatt.
Garat në kuadër të Lojërave Dimërore Milano Cortina 2026 do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së shtunë, pasi në stadiumin e skijimit nordik në Tesero, në Lago të Italisë, është duke u zhvilluar skiathloni për femra, ku pritet të ndahen medalje të tjera.

