Një gazetar është kërcënuar dje përmes rrjeteve sociale. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm.
Në raportin e PK-së, shtohet se gazetari ka marr mesazhe kërcënuese dhe fyese nga një person.
Po ashtu, theksohet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se, deri tani nuk raportohet për të arrestuar.
“KANOSJE
Lagjja e Spitalit, Prishtinë 06.02.2026 – 15:03. Ankuesi mashkull kosovar (gazetar), ka raportuar e përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues dhe fyes nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.

