Ringjallja e “Djajve të Kuq”, Manchester United shënon fitoren e katërt radhazi, mposht edhe Tottenhamin

by engel

Manchester United po kalon një moment të shkëlqyer në Premierligë, duke regjistruar për herë të rrallë fitoren e katërt radhazi në kampionat. “Djajtë e Kuq” vazhduan serinë pozitive edhe ndaj Tottenham Hotspur, të cilin e mposhtën me rezultat 2-0 në stadiumin “Old Trafford”.

Skuadra e Unitedit zhvilloi një paraqitje të sigurt dhe të organizuar, duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit. Epërsia për vendasit erdhi në minutën e 38-të, kur Bryan Mbeumo gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi Manchester United në avantazh.

banner

Tottenham u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, por mbrojtja e Unitedit qëndroi solide. Fatin e ndeshjes e vulosi kapiteni Bruno Fernandes, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 81-të, duke i dhënë fund çdo shprese për rikthim të londinezëve.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në kuotën e 44 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelën e Premierligës, duke u përfshirë fuqishëm në garën për zonën Champions. Në anën tjetër, Tottenham mbetet me 29 pikë dhe pozicionohet në vendin e 14-të, duke vazhduar sezonin e vështirë në kampionat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy