Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, Koci: Të martën jam në Beograd në cilësinë e avokatit

by Nexhat

Avokati Arianit Koci, ka thënë se të martën do të jetë në Beograd në cilësinë e avokati të shtetasit të Kosovës Mit’hat Lozhani, që u arrestua gjatë kalimit transit në Serbi.

Koci ka thënë se ky udhëtim nuk është pa rrezik, pasi emri i tij është i njohur atje për shkak se ka mbrojtur disa shtetas të Kosovës të ndaluar në Serbi.

banner

“Të martën do të jem në Beograd, në cilësinë e avokatit, për rastin e Mit’hat Lozhanit, i arrestuar nga policia serbe gjatë transitit nëpër Serbi. Qe sa vite merrem me raste të shtetasve të Kosovës që ndalohen në Serbi. Për këtë arsye, emri im njihet edhe atje, dhe nuk shihet me simpati. Si rrjedhojë, aktiviteti i im profesional në Serbi nuk është pa rrezik. Për këtë arsye, po e bëj publik këtë udhëtim”.

“Transparenca, në këto rrethana, është forma më e fortë e mbrojtjes dhe mënyra më efektive, për të minimizuar rrezikun e ndonjë incidenti eventual, gjatë qëndrimit tim në Serbi”, ka shkruar Koci në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy