Arrestohen 3 të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

by Nexhat

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se te një pompë është raportuar një rast i dyshuar i përdorimit të kartëmonedhës së falsifikuar në vlerë prej 20 euro.

Policia ka identifikuar tre të dyshuar.

banner

“Me datën 06.02.2026, rreth orës 19:30, në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, te një pompë e derivateve, është raportuar një rast i dyshuar i përdorimit të kartëmonedhës së falsifikuar në vlerë prej 20 euro. Patrulla policore ka identifikuar tre të dyshuar: Sh. V. (27 vjeç) shtetas i Kosovës dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30 vjeç) dhe M. O. (28 vjeç). Gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi e vogël substance të dyshuar narkotike, dy mulli dhe kartëmonedha e dyshuar.”

Dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Sh. V. është liruar pas intervistimit.

Ndërsa dje është identifikuar banesa me qira e të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të tjera. 

“Po ashtu, është konstatuar se M.O, kishte urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa ishte shoqëruar nga e mitura kosovare A. T. (17 vjeçe). Gjatë kontrollit në banesën e saj në Kaçanik janë gjetur 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël e narkotikëve dhe dokumente të huaja. Substanca narkotike i përkiste E. D. (19 vjeçe).”

“Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar për procedura të mëtejme.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy