Breezy Johnson fiton medaljen e artë në zbritjen e lirë

by Nexhat

Breezy Johnson ka fituar medaljen e artë në disiplinën e zbritjes së lirë në skijimin alpin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.

Skitarja amerikane e ka regjistruar kohën 1:36.10, duke i sjellë SHBA-së medaljen e parë në këto Lojëra.

banner

Në vendin e dytë është renditur skitarja gjermane Emma Aicher, vetëm 0.04 sekonda prapa Johnson, ndërsa medalja e bronztë i ka takuar italianes Sofia Goggia, me 0.59 sekonda diferencë.

Fitorja e Johnson ka ardhur në një pistë ku katër vite më parë ajo kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju, gjë që e bëri momentin edhe më emocionues për të. Ky sukses vjen një vit pasi ajo fitoi edhe titullin kampione bote.

Gara është ndërprerë disa herë dhe ka mbetur në hije nga rrëzimi i rëndë i bashkëkombëses së saj, Lindsey Vonn, e cila humbi kontrollin dhe u dërgua në spital

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy