Ditë e kobshme për vendin: Katër jetë të humbura për një ditë

by Nexhat

E shtuna që lamë pas u shënua si një nga ditët më të kobshme për vendin, pasi katër persona humbën jetën në rrethana të ndryshme tragjike.

Ngjarja e parë me fatalitet ndodhi në orët e mëngjesit në fshatin Loxhë të Pejës, ku një aksident trafiku përfundoi me vdekjen e një gruaje, drejtuese e njërës nga veturat e përfshira.

banner

Sipas raportit 24-orësh, lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i automjetit tjetër, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga policia”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh.

Po atë ditë, në mesditë, një person u gjet pa shenja jete në Gjilan,

Vdekja u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi u dërgua për obduksion në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga organet kompetente, tha Policia.

Një tjetër humbje jete u regjistrua rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku një punëtor ndërroi jetë pasi ra nga lartësia në vendin e punës, në një objekt ndërtimi.

Viktima siç mësoi Klankosova.tv është identifikuar si Gazmend Ahmeti, i lindur më 1982, nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë.

Ai pësoi lëndime të rënda trupore pas rënies, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Dita u mbyll me një tjetër fatalitet, pasi një person, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, në rrugën Prishtinë-Pejë  nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në IML, ndërsa hetimet janë në zhvillim nga Policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy