Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste aksidentesh trafiku dhe veprime policore në mbarë vendin.
Sipas statistikave zyrtare, janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 32 aksidente trafiku me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 68 tiketa trafiku, si pjesë e aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 18 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë publike
*Fotografia nga arkivi

