Ish-ushtarit të UÇK-së i caktohen 30 ditë paraburgim nga gjykata në Beograd

by Nexhat

Autoritetet gjyqësore serbe ia kanë caktuar 30 ditë paraburgim në Beograd shtetasit të Republikës së Kosovës, Mit’hat Llozhanin, i ndaluar para tre ditësh nga policia serbe.

Lajmin për PortalinMagazina.com e kanë konfirmuar të afërm të Llozhanit.

banner

“Sot ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dhe e kanë çu në Beogrard”, citohet të ketë thënë një i afërm i ish ushtarit të UÇK-së.

Llozhani, ish ushtar i UÇK-së, po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Serbisë kur ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy