Skitarja amerikane, Lindsey Vonn, është rrëzuar rëndë gjatë garës së zbritjes për femra në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Ajo ka humbur kontrollin që në sektorin e parë të pistës dhe është larguar me helikopter, pas ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor.
Vonn kishte vendosur të garonte pavarësisht një lëndimi serioz në gju, me ligamentin e kryqëzuar të këputur plotësisht.
Skitarja amerikane ishte paraparë të garonte edhe në super-G, por pas këtij rrëzimi pjesëmarrja e saj në atë disiplinë mbetet e pasigurt

