Behrami: Në Hagë nuk janë gjykuar individët, por UÇK-ja dhe Kosova

by informim peje

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, njëherit deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shpërnda një video nga gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e ku ka shkruar se urrejtjen e tyre kundër UÇK-së do ta shndërrojnë në fitore të Kosovës.

“Këtë urrejtjen e tyre kundër UÇK-së sërish do ta shndërrojmë në fitore të Kosovës! Në Hagë nuk janë gjykuar individët, por UÇK-ja dhe Kosova. Pra, të gjithë ne!”, ka shkruar Behrami.

banner

Nga sot procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë hyn në fazën përfundimtare.

Prej sot deri më 18 shkurt në Dhomat e Specializuara palët do të paraqesin fjalën përfundimtare për gjykimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy