“Je shumë e fshehtë” – Dolce i del kundër Elijonës para gjithë shtëpisë

by jonzefaj

Një debat ndodhi mes dy banoreve të Big Brother VIP Kosova, Dolces dhe Elijonës, duke sjellë akuza të forta dhe replika të drejtpërdrejta mes tyre.

Gjatë bisedës, Dolce e ka kritikuar hapur Elijonën, duke e akuzuar se nuk është e sinqertë dhe se po luan një lojë të fshehtë brenda shtëpisë.

banner

Ajo nuk hezitoi ta quajë edhe “dinake”, duke thënë se nuk i beson sjelljes së saj.

“Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake”, u shpreh Dolce, duke theksuar se sipas saj, Elijona mezi pret momentin për ta sulmuar dhe për të krijuar konflikte.

Dolce shtoi se ajo vetë nuk e konsideron veten dinake, por sipas saj, Elijona e fsheh lojën e saj pas buzëqeshjes dhe sjelljes së qetë, duke lënë të kuptohet se kjo është vetëm një strategji për të manipuluar situatat në shtëpi.

Debati mes dy vajzave ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale me komente dhe opinione të ndryshme, duke u rreshtuar në anë të ndryshme të konfliktit dhe duke pritur zhvillimet e radhës mes tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy