Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani ka njoftuar se e ka publikuar librin e ri “Mbi kushtetutën dhe shtetin”.
“Ky libër është rezultat i një pune pesëvjeçare dhe përmban tetë kapituj të pasur me literaturë burimore në anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht dhe turqisht. Ai eksploron konceptet themelore të kushtetutës dhe shtetit, duke sjellë në pah dimensione të pashkruara dhe të pathëna në diskursin akademik dhe praktik”, ka shkruar Hasani i cili ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese për dy mandate.

