Një “djall” për mesfushën, United hidhet në sulm për Tonalin

by Nexhat

Man.United po kalon një moment fantastik me Carrik në stol. Përballë Tottenham, “djajtë e kuq” siguruan fitoren e katër radhazi, një sukses i rëndësishëm që i mban në zonën Champions, në vendin e katërt, plus 1 në raport me Chelsea-n. Për United prezenca në Champions sezonin e ardhshëm është jetike, një objektiv i cili pritet të jetë përcaktues edhe për merkaton e verës. Me apo pa Champions, me apo pa Carrik në stol, objektivi kryesor i Man.United për sezonin e ardhshëm është gjetja e një mesfushori të ri pasi Casemiro do të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas The Telegraph, stafi drejtues i United ka vendosur në majën e listës së dëshirave Sandro Tonalin, mesfushorin e Newcastle. Në garë prej kohësh për të siguruar shërbimet e mesfushorin “azzurr” është edhe Juventus, por pengesë në këtë pikë, të paktën për “Zonjën e Vjetër” është kontrata dhe klauzola që Tonali ka me Newcastle. Mesfushori rinovoi kontratën e tij duke firmos deri në 2029, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

banner

Çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij është e detyruar të paguaje 100 milionë paund, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit, shifër kjo që praktikisht nxjerr Juven nga gara. United nuk trembet nga kjo shifër, përkundrazi, sipas mediave angleze, drejtuesit e “djajve të kuq” kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit për të kuptuar nëse ekziston dëshira për t’u transferuar në “Old Trafford”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy